E pabesueshme! Shëtiti në tre shtete dhe u rikthye si fermer e shofer në Elbasan

Mariglen Idrizi, është 31 vjeç ai është i vetmi I ri që ka mbetur në fshatin Muçan të Elbasanit. Pasi provoi jetën në emigrim në tre shtete, 5 vite më parë vendosi të kthehej sërisht tek rrënjët e tij, por ndryshe nga babai që i përkushtohej vetëm bujqësisë, Marigleni ngriti një ferme me dele.

Ai nuk shet asnjë kilogram qumësht, por vetëm mishin e gjësë së gjallë dhe kjo bagëti i ka siguruar të ardhura shumë herë më të mira se jeta e mërgimtarit.

“Nga Gjermani mendova të kthehem në Shqipëri, sepse dhe larg familjes nuk po rrija dot më. Kam 5 vite që nuk emigroj më dhe merem me blegtori dhe bujqësi. Në fermë kam arritur të kemi mbi 150 kokë dele. Qumështin e bëjmë djathë nuk e shesim, pasi tregtojmë mishin kleintët vijnë nga Tirana, Elbasanit dhe marin mishin këtu me 13 mijë lekë të vjetra mishin. “

Marigleni nuk është vetëm blegtor ai ka disa profesione, dhe njëra prej tyre është shofer kamioni edhe pse shumë oferta I kanë ardhë që të punoj si shofer jashtë kufijve dashuria për familjen dhe bagëtinë e kanë mbajtur në fshat.

“Në fillim fare kam punuar si kuzhinier në restorantë, tai e ushtroj kur ka dasma. Por kjo nuk është puna e vetme që di të bëj sepse gjithashtu jam shofer kamioni që shpërndaj  fidane nga Vërmoshi në Konispol.“

Pasi punoi dhe jetoi në Europë, kuptoi që lumturia e vërtetë gjendet në mesin e natyrës.

“Nuk e kam menduar që të largohem nga fshati sepse e dua këtë jetë këtu, tani që kam vënë dhe mjete bujqësore jeta është edhe më e lehtë. “

31 vjeçari bën një jetë shumë të mirë nga ana financiare, jo më kot dëshira e tij është të zgjerojë fermën.

“U kam nevojë që të bëj stallë të re dhe vitin që vjen do aplikoj për Skemën Kombëtare.“

Pasionin e tij po mundohet ta përçoje edhe tek djali 4 vjeçar, të cilin e mer me vete sa herë shkon në stallë për të ushqyer kafshët./tch