E kishte parkuar në oborr, i vihet lëndë plasëse automjetit të 39-vjeçarit. Autorët në kërkim! Pista e hetimit, një debat i…

Një sasi lëndë plasëse është hedhur në automjetin e një 39 vjeçari në Selitë të Vogël. Ngjarja fatmirësisht pas pa pasoja për jetën u shënua rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm.

Automjeti ishte i parkuar në oborrin e banesës së 39-vjeçarit i identifikuar si Dritan Jano. Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Jano ka mohuar të ketë pasur konflikte apo debate me ndonjë person, duke thënë për blutë se nuk ka dijeni për rrethanat apo arsyet pse i vendosën lëndë plasëse në makinë.

Sipas burimeve, prej gati 10 vitesh ai ishte i punësuar në Institutin e Metrologjisë dhe nuk është person i skeduar më herët nga policia.

Deri më tani nuk ka një pistë konkrete, por hetuesit dyshojnë se shkak mund të ketë qenë ndonjë konflikt i çastit me ndonjë person.

“Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, informoi sot policia.