Mëngjesi konsiderohet si vakti më i mirë i ditës. Pas një nate pushimi, trupi dhe mendja kanë nevojë për energji për të nisur ditën me forcë dhe përqendrim. Eksperti i shëndetit, Dan Buettner ka analizuar se çfarë hanë njerëzit në vendet e ndryshme të botës dhe çfarë ka kontribuar në jetëgjatësinë e tyre. Pas ekzaminimit të njerëzve nga Okinawa në Japoni, Sardenja në Itali, Nicoya në Costa Rica, Ikaria në Greqi dhe Loma Linda në Kaliforni, ai ka ndarë ushqimin më të mirë për të zgjatur jetën.
Sipas tij tërshëra është ajo që duhet të hani për mëngjes. Dan shprehet se:
Ajo është e pasur me fibra, mund ta bëni të shijshme duke i shtuar edhe gjëra të tjera dhe është e përballueshme për të gjithë.
Tërshëra është një bazë e gjithanshme e mëngjesit që mund të trashet me pak qumësht ose ujë. Po ashtu mund të bëhet me shije të ndryshme çdo ditë nëse shtoni ushqime të shëndetshme si fruta, fara ose mjaltë. Tërshëra ndihmon që zorrët të kryejnë funksionin e tyre më së miri. Sistemi tretës stimulohet mjaftueshëm duke lejuar që ushqimi të kalojë pa problem nëpër organet e tretjes. Për më tepër, tërshëra është një burim i pashtershëm proteinash, gjë që e bën atë një domosdoshmëri për personat që stërviten. Tërshëra është një antioksidant i vërtetë. Tërshëra është një burim i mirë i karbohidrateve komplekse, ndaj ajo duhet kombinuar me proteinë dhe yndyrë të shëndetshme.
Ndërkaq, ushqimet e pasura me fibër ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të zemrës, goditjeve në tru, problemeve me tretjen etj. Fibra mundet të zvogëlojë rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit dy dhe ndihmon në mbajtjen nën kontroll të peshës. Fibrën e gjejmë në dy lloje; të tretshme dhe të patretshme. E para ndihmon në uljen e kolesterolit dhe sheqerit në gjak ndërsa e dyta përmirëson tretjen dhe parandalon konstipacionin. Ekspertët këshillojnë konsumimin e 25 deri ne 30 gramë fibër në ditë, të përfituar nga ushqimet dhe jo nga suplemente.