E infektuar me Covid-19, Ministrja Balluku rrëfen mesazhet e çuditshme që i vinin në telefon

Covid 19 së fundmi ka prekur edhe shumë anëtar të kabinetit qeverisës. Një ndër ta është edhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ajo ishte ndër të infektuarit që e fitoi betejën me koronavirusin. Në intervistën për “Top Talk” Balluku zbuloi disa nga mesazhet e para që mori, ku nuk munguan ato me receta nga pacientët e tjerë.

 “Askush nuk mund të thotë që është një përvojë e lehtë për ta kaluar, pavarësisht se unë i kisha simptomat e lehta, edhe temperatura e moderuar disi, edhe më pas nuk kam pasur këto simptomat e rënda të ďhimbjeve të trupit. Megjithatë do të thoja që ka qenë një 8 ditësh intensiv aspak i këndshëm, do të ishte mirë që të gjithë ju që nuk jeni infektuar, të merrnit masa dhe të përkujdeseni për t’u mos infektuar nga koronavirusi. Jam ndjekur në shtëpi dhe nga mjekë. I falenderoj të gjithë ata që u kujdesën për mua gjatë asaj periudhe. Ditën e parë që u sëmura, filluan të më vinin në telefon receta nga pacient të mëparshëm.

Unë mendoj që rastet janë të ndryshme nga njëri-tjetrit, kështu që i jam drejtuar mjekëve, jam ndjekur nga ata, absolutisht kam bërë çfarë kanë thënë ata. Nuk kam eksperimentuar me medikamente që nuk duhej përdorur. Dy gjëra dua të theksoj, e para ruhuni nga ky virus nuk është aq i lehtë sa thonë, mundohuni të respektoni masat që duhen marrë”, tha Balluku.