E gjithë bota po “çmendet” pas këtij seriali në Netflix, thyhet rekord brenda një muaji

Seriali i ri “Bridgerton” i cili trasmetohet në platformën Netflix, ka thyer çdo rekord të kësaj platforme. Seriali në fjalë, nuk ka bërë ende as një muaj nga publikimi i tij. Në vetëm 28 ditë që është publikuar, seriali ka arritur të mbledhë 82 milionë shikime, duke thyer kështu edhe rekordin e “The Witcher” i cili numëronte 76 milionë shikime apo serialit aq të famshëm në rrjet, “La casa de papel”, i cili ka 70 milionë shikime.

Duket se e gjithë bota aktualisht po sheh këtë serial, i cili pas suksesit të jashtëzakonshëm, ka nisur menjëherë xhirimet e sezonit të tij të dytë.