Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku një shtetas është vetëvarur tek Ura Lizës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pikërisht tek ura. Kanë qenë kalimtarët e rastit të cilët kanë pikasur trupin e të ndjerit dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Banorët e zonës janë shprehur për Elbasani Plus se janë llahtarisur nga skena që kane parë.
Mendohet se bëhet fjalë për një person i seksit mashkull rreth 60 vjeç me iniciale O.Z. dhe sipas informacioneve paraprake personi vuante nga depresioni.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet paraprake.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.