Dy persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan. Gazetari Aldo Kozarja bën me dije për abcnews.al se bëhet fjalë për një 85 vjeçar me banim në lagjen “Beqir Dardha” dhe një 60-vjeçar, i cili jeton në lagjen “Dyli Haxhire”. Me dy jetët e humbura sot, numri i vi ĸtimave nga koronavirusi në Elbasan shkon në 63 që prej fillimit të pandemisë.
Gjata 24 orëve të fundit në qytetin e Elbasanit janë konfirmuar 37 raste pozitive, duke e çuar numrin total të rasteve aktive në këtë qytet në 813. Ndërkohë që porej fillimit të pandemisë në qarkun e Elbasanit janë infektuar 1908 persona prej të cilëve 1031 janë shëruar.