Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy persona nga ky qark. Burimet bëjnë me dije se si pasojë e koronavirusit ka humbur jetën një 55 vjeçar në Peqin dhe një 69 vjeçare nga Elbasani. Ndër të tjera mësohet se të dy viktimat kanë ndërruar jetë në spitalin Covid 2, ku po qëndronin prej ditësh të shtruar.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 12 persona, duke e çuar në 1040 numrin e përgjithshëm të viktimave nga Covid. Janë kryer 2657 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 637 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 249 raste në Tiranë, 56 raste në Lezhë, 45 raste në Shkodër, 35 raste në Fier, 26 raste në Vlorë, 20 raste në Elbasan, 18 raste në Mat, 16 raste në Kurbin, 15 raste në Durrës dhe Mirditë, 13 raste në Sarandë dhe Dibër, 12 raste në Berat, 10 raste në Tepelenë, 8 rste në Pogradec dhe Korçë, 7 raste në Peqin, 6 raste në Kukës, Kavajë, Pukë, 5 raste në krujë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Skrapar, 4 raste në Librazhd, Delvinë, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, 3 raste në Devoll, 2 raste në Has, Lushnje, Përmet, Kuçovë, 1 rast në Tropojë, Mallakastër.