Ish-moderatorja Ardita Mullai e ftuar në emisionin e Soiree ka folur lidhur me vajzat më të bukura të dekadës së shquar në kryeqytetin e Tiranës.
Mullai tregoi se Valbona Çoba dhe Valbona Selimllari ishin ndër më të bukurat duke treguar se si e kishin përjetuar të dyja vajzat konkurin e missit të parë në Shqipëri.
Pyetje: Cilat ishin vazjzat më të bukura të Tiranës në vitet 90?
Ardita Mullai: Unë s’kam qenë e bukur, kam qënë e veçantë. Ato kohë kishin nisur dhe miset. Në ‘92 ka qenë misi i parë dhe mbaj mend që Valbona Selimllari ka qenë poshtë meje dhe Valbona Çoba sipër meje. Të treja shoqe tek Petro Nini. Po lulëzonin vajzat interesante të Tiranës. Pikasnin në ato kohë. Kur doli Valbona e mori nga hiçi, në atë kohë ishte e tërhequr. Valbona Çoba nuk e mori misin normale që u mërzit se ishte koha kur të premtohej këtu, premtohej aty. Dhe vazhdoi kjo periudha e miseve.