E dyta në Elbasan, shkrimtarja Flutura Açka: Nëse më preken principet ka…

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka komentuar pjesëmarrjen e saj në listat e kandidatëve për deputetë, e dyta në Elbasan për PD, ku tha se nëse i cënohen ato principe që ajo ka, atëherë largohet. Açka debatoi me gazetarin Genc Burimi, i cili tha se po përfshihet në politikë me partinë e 21 janarit.

Më tej ajo komentoi edhe kandidimin e Çomos dhe Bozos, teksa tha se të dyja zonjat janë profesioniste dhe model në profesionin e tyre.

Açka: I kam të forta rrënjët që të qëndroj me këmbët e mia. Nëse më preken principet e mia themelore atëherë ka div0rc. Unë jetoj me parimin nëse bota dhe unë nuk merremi vesh, atëherë duhet të ndryshojë bota.

Burimi: Pra, këto parime ju lejojnë që flini me 21 janarin e PD-së? Ju jeni intelektuale dhe keni një sens kritik.

Açka: Jo nuk e thash këtë gjë. 

Burimi: Unë ua jap si një këshillë që do të mbeteni shumë të zhgënjyer. Është zgjedhja juaj, por për mua nuk është e ndershme intelektualisht./newsbomb