Monday , May 5 2025

E dënuar në Itali me mbi 9 vjet burg si anëtare e një organizate kriminale, arrestohet në Elbasan 47-vjeçarja (EMRI)

Interpol Tirana dhe Interpol Roma kanë finalizuar së bashku një operacion të koduar “44” ku është vënë në pranga një 47-vjeçare nga Elbasani e dënuar në Itali me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Majlinda Avduli alias Dajana Tafani, 47 vjeçe, banuese ne Elbasan, u vu në pranga dhe pritet të ekstradohet në Itali pasi rezulton e dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 44”, lokalizuan në Elbasan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasen:

Majlinda Avduli alias Dajana Tafani, 47 vjeçe, banuese ne Elbasan.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Kaliarit, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e kësaj shtetaseje, në Itali./ballkanweb