Një deklaratë e Ilirit e bërë më herët këtë javë duket se ka kthyer kundër tij një pjesë të mirë të banorëve. Teksa bisedonte me Arjolën ai tha se disa persona në shtëpinë e “Big Brother VIP” janë kot. I pyetur se për cilat personazhe e ka Iliri përmendi emrin e Einxhel, Sarah dhe Antonelës. Teksa shtoi se në këtë listë ka edhe disa personazhe që tashmë kanë dalë nga “Big Brother”.
“ E kam patur për shumë veta që kanë qenë brenda dhe disa që janë këtu. Sepse nuk më pëlqen karakteri i tyre. Unë atë që mendoj e shpreh me gjykim, votë…Einxhel, Sarah, Antonela deri në njëfarë pike. Ka bloger dhe blogere. Nuk mendoj se ti je nga ato blogeret që meriton të jetë këtu. Se me këtë karakterin që ke treguar nuk e meriton.
Një bloger varet nga numri i folloëersave që ka dhe Sarah nuk ka aq sa duhet. Për mua Antonela është kot që është këtu. Produksioni mund të vëjë këtu brenda kë të dojë, ky është mendimi im. Këtu brenda duhet të kishte patur më shumë artistë.”
I pyetur se sa i rëndësishëm është sfondi artistik brenda “Big Brother VIP”, Iliri tha se ndan 50% karakterin e personazheve dhe 50% sfondin artistik.