Gjyqtarja nga Elbasani, Emanuela Rusta, është caktuar nga UEFA të drejtojë ndeshjen e fazës së grupeve në ‘UEFA Women’s Champions League’, OL Lyonnes – St. Pölten, që do të luhet sot në ‘OL Stadium’, në orën 18:45.
Në këtë sfidë, i gjithë ekipi arbitrues do të jetë shqiptar. Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu do të jenë asistente, ndërsa Eglantina Pjetrushaj do të mbajë detyrën e arbitres së katërt.
Gjyqtari Kreshnik Bajramaj, do t’i vijë në ndihmë Emanuela Rustës nga dhoma e VAR-it, së bashku me asistentin e tij në AVAR, Albert Doda.
Ky është një tjetër konfirmim i besimit që UEFA i jep arbitrave shqiptarë në ndeshjet e rëndësishme ndërkombëtare.