Igli Tare është një ndër shqiptarët më të njohur në futbollin italian, pas sukseseve si futbollist, por mbi të gjitha si drejtor sportiv i skuadrës së Lazios.
Pas largimit nga të kaltrit e kryeqytetit, Tare po përflitet gjithmonë e më shumë pranë Milanit. Mediat në gadishullin Apenin madje e bëjnë si “të kryer”, duke raportuar se “djalli” do zyrtarizojë Igli Taren si drejtor sportiv shumë shpejt. Flitet për një takim të ndodhur vetëm dy dit më parë mes Tares, Zlatan Ibrahimoviç dhe përfaqësuesve të “RedBird”, që kanë në pronësi klubin italian.
Më tej, raportohet se Tare do të jetë vendimtar edhe për zgjedhjen e trajnerit të ri të milanezëve, të cilat e kanë gati “divorcin” me Sergio Conceicao.
Në rast se kjo ndodh, Igli Tare do ketë dhe një herë mundësinë të provojë aftësitë e tij menaxheriale, për të rikthyer Milanin drejt triumfit.