Dyshohet se mori 330 mijë lekë nga dega postare në Elbasan, punonjësja 48-vjeçare merret nën hetim

330 mijë lekë dyshohet se janë marrë nga pagesat e qytetarëve në një degë poste në Elbasan.

Në qendër të hetimit është një punonjëse e postës, gruaja me inicialet E. Rr., 48 vjeçe. Sipas dyshimeve, ajo ka hyrë në sistemin elektronik duke përdorur kredencialet e një kolegeje dhe ka marrë paratë nga pagesat që bëhen në sportel.

Rasti është zbuluar gjatë verifikimeve për veprimet financiare në degën postare të qytetit.

Njoftimi i plotë i  Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. Rr., 48 vjeçe, punonjëse e degës postare Elbasan, pasi dyshohet se ka përvetësuar 330 000 lekë nga pagesat që kryhen në postë, duke vepruar në sistemin elektronik të institucionit, me kredencialet e një kolegeje të saj.