Një aksident është regjistruar në orët e para të ditës së sotme, në aksin rrugor Berat-Lushnjë.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 pranë fshatit Fier-Shegan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një automjet tip “Toyota RAV4” ku udhëtonin 5 persona dhe një mjete tip “Smart”.
Të dy mjetet të cilët udhëtonin në kahe të ndryshëm janë goditur me njëra-tjetrën në pjesët anësore ku me pas kanë përfunduar në kanale.
Bëhet e ditur se është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policisë për nxjerrjen e personave që ndodheshin në automjete.
Nga ky aksident pasagjerët kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa një grua rreth të 50-ave ka marrë dëmtime më shumë, por jashtë rrezikut për jetët.
Të 5 personat që udhëtonin me mjetin tip “Toyota” ishin duke u kthyer nga një dasmë. Ekspertët të policisë rrugore nisën hetimet e shkaqeve të aksidentit duke marrë në pyetje dy drejtuesit e tyre.