Elbasani do të duhet të përballet me këtë ndeshje me mungesa të rëndësishme në formacion, çka e vështirëson edhe më shumë misionin e verdhebluve. Trajneri nuk do të ketë në dispozicion Emiljano Mustën, i cili do të mungojë për shkak të kartonit të kuq të marrë në përballjen e kaluar të Kupës ndaj Flamurtarit.
Një mungesë e detyruar, që prish ekuilibrat në repartin difensiv dhe i heq skuadrës një element me eksperiencë në ndeshje të tilla. Ndërkohë, jashtë do të mbetet edhe kapiteni Bruno Lulaj, i cili nuk ka arritur të rikuperohet nga dëmtimi i pësuar në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Teutës.
Lulaj u detyrua të lërë fushën i dëmtuar gjatë atij takimi dhe stafi mjekësor ka vendosur të mos rrezikojë aktivizimin e tij. Mungesa e kapitenit përbën një goditje të dyfishtë për Elbasanin, jo vetëm për cilësitë e tij në fushë, por edhe për rolin udhëheqës që ai ka brenda grupit.
PANORAMASPORT.AL
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.