Ndryshojnë kufizimet e lëvizjes me Shqipërinë, 4 kushte për t’u futur në Itali. Italia ka vendosur rregulla të reja antiCovid për lëvizjet me vendet ekstraevropiane dhe jashtë zonës Schengen. Ato hyjnë në fuqi më 31 korrik 2021. Nga njëra anë Italia po lehtëson kufizimet e lëvizjes me Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, e Malin e Zi, por nga ana tjetër ka futur minikarantimin e detyrueshëm pesë ditor. Gjithsesi përjashtohen ata që udhëtojnë për qëllime pune.
Më 23 korrik 2021 gendja e jashtëzakonshme u zgjat deri më 31 dhjetor 2021 si rezultat i rrezikut shëndetësor që lidhet me fillimin e patologjive që rrjedhin nga agjentët viralë të transmetueshëm.
Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza njoftoi se ka firmosur ndryshimin i cili hyn menjëherë në fuqi dhe është publikuar në Gazetën Zyrtar duke iu përcjellë autoriteteve të kontrollit në të gjitha pikat kufitare. Në këtë mënyrë, pas një viti e gjysmë Italia lejon të gjithë shqiptarët të fute në këtë vend me rregullat e para pandemisë. Vendimin e plotë e gjeni këtu.
Shqipëria është klasifikuar në listën D ku janë renditur nga rajoni ballkanik edhe Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi si dhe vende të tjera si SHBA, Ukraina, Singapore, Arabia Saudite, Armenia, Australia, Azerbajxhani, Japonia, Moldavia, Katari, Irlanda e Veriut, etj. Më herët vendi ynë ishte tek lista E.
Çfarë ndryshon nga 1 gusht 2021
Nga marsi 2020 e deri më 30 korrik, për të shkuar në Itali përballeshe me kushte të forta. Janë lejuar vetëm shqiptarët që kanë letra në Itali apo BE dhe familjarët e tyre, si dhe udhëtime për arsye të veçanta.
Muajt e fundit mjaftonte një tampon për t’u futur në vendin fqinjë.
Por tani e tutje dhe pa një afat të caktuar, hyrja në Itali e personave që vijnë nga territoret e këtyre vendeve që renditëm më sipër, apo që kanë kaluar tranzit në këto vende, do të lejohet kundrejt këtyre katër kushteve.
1.Prezantimi në momentin e hyrjes në avion ose në anije, si dhe në çdo pikë kontrolli tokësor, të formularit të gjurmimit të udhëtarit, në format dixhital apo në letër. Ky formular duhet plotësuar para udhëtimit.
2.Prezantimi në momentin e hyrjes në avion ose në anije, apo në çdo pikë kufitare tokësore, të rezultatit negativ të tampnit antigjenik (rapid test) ose molekular (tampon PCR), jo më shumë se 72 orë para nisjes.
Ky afat kohor është 48 orë për ata që mbërrijnë nga Britania e Madhe e Irlanda e Veriut.
3.Gjithashtu autoritetet shëndetësore italiane bëjnë të detyrueshëm karantinimin për 5 ditë, pranë adresën që çdo udhëtar nga Shqipëria dhe vendet e tjera të përfshira në këtë listë, kanë regjistruar tek formulari.
4.Pas përfundimit të karantinë pesë ditore duhet bërë edhe një tampon që të tregojë se jeni negativ. Rezultati negativ i tamponit do të lejojë daljen nga autokarantinimi 5 ditor.
Për fëmijët deri në moshën 6 vjeç nuk është i detyrueshëm kryerja e tamponit molekular o antigjenik.