Prej shumë vitesh Dritan Shakohoxha gëzonte statusin i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Sipas burimeve mediatike, prej disa muajsh Shakohoxha ka nisur proçeduarat e divorcit me bashkëshorten e tij, Miranda.
Një arsye madhore e cila është bërë shkak për këtë ndarje ka qënë pikërisht një marrëdhënie jashtëmartesore që Shakohoxha ka nisur me një nga vajzat e showbiz-it dhe bëhet fjalë pikërisht për gazetaren sportive Lei Kraja.
Njohjen me Shakohoxhën, Lei e ka nisur që në periudhën kur ajo u bë pjesë e “Supersport” dhe programacionit të Digitalb ku emisionet sportive udhëhiqeshin pikërisht nga Dritan Shakohoxha.
Mesa duket aty kanë lindur flirtet e para midis Lei Krajës dhe Shakohoxhës ku më pas janë konkretizuar në një marrëdhënie.
Një marrëdhënie e cila ka vazhduar prej kohësh duke u konkretizuar së fundmi edhe me një bashkëjetesë.
Nuk dimë nëse një lajm i tillë do ndikojë në përzgjedhjen e tij si kryetar i FSHF-së duke qenë se Shakohoxha është një prej kandidatëve për postin më të rëndësishëm të sportit në Shqipëri./Pamfleti