Punimet për pastrimin e kanaleve kulluese në fshatin Vidhas janë drejt përfundimit, duke sjellë një lehtësim të madh për fermerët e zonës. Aktualisht po finalizohet pastrimi i kolektorit kryesor, me një gjatësi prej 2.5 kilometrash, i cili është i rëndësishëm për kullimin e mbi 100 hektarëve tokë bujqësore.
Ky investim synon të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën bujqësore dhe të minimizojë rrezikun e përmbytjeve gjatë sezonit të reshjeve. Punimet kanë vijuar me ritme të shpejta dhe pritet që shumë shpejt të përfundojnë plotësisht, duke i dhënë mundësi fermerëve të shfrytëzojnë maksimalisht tokat e tyre pa u penguar nga uji i tepërt.
“Kanalet kulluese nuk janë thjesht infrastrukturë, por garanci për prodhim të sigurt dhe të qëndrueshëm për fermerët tanë 🌾🚜
Në fshatin Vidhas, po përfundon pastrimi i kolektorit kryesor 2.5 km të gjatë, i cili ndihmon në kullimin e mbi 100 hektarëve tokë bujqësore 💧✅”- shkruan LLatja.
Fermerët e zonës kanë shprehur mirënjohjen për këtë ndërhyrje të domosdoshme, e cila pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e prodhimeve bujqësore dhe përmirësimin e kushteve të punës në fshat.