Ermal Mamaqi ishte i ftuar ne emisionin “Libero” ne Kosove me Resul Sinanin. Ai foli per shume situata te jetes se tij, ndersa preku dhe miqesine e tij me Dr. Florin.
“Une e Dr. Flori kemi qene miq te ngushte. Sidomos ne kohet e fundit kemi qene shume te afert, u bashkuam shume.
“Kemi pasur shume projekte me njeri-tjetrin. Sigurisht nuk kam pasur aq shume projekte se ai me grupin e tij, apo ne aspektin personal.
“Dr. Flori pak kohe para se te dorezohej me merrte ne 3 te nates dhe me thoshte: ‘Cfare ben?’ Ja po flej i thoja une. Mendova se je i lire dhe te dilnim te pinim nje kafe.
“O Flor eshte ora 3 e nates jam me familje. E di, me thoshte por mendova mos je i lire, pasi u ndjeva paksa i vonuar.
“Se fundmi Flori kishte ndryshuar dhe ishte afruar me Zotin. Vinte cdo dite ne kishe dhe kishte pare driten e Zotit. Hoqi dore nga veset e tij te vjetra.
“Nuk e di se cfare ndodhi. Duket se ne nje moment te dobet te tij, ai u dorezua dhe iu rikthye veseve te vjetra”, – tha nder te tjera Ermal Mamaqi.