Donaldi zgjodhi Beatrixën, tani Atdheu do rikthehet në Përputhen por qëllimi i vërtetë është Bora?

U mendua se rrugëtimi i tyre u mbyll, por mesa duket autorja e “Për’puthen” Olsa Muhameti. Ka vendosur të shkelë një nga rregullat kryesor të programit. Supozohet se ish-konkurrentët e vjetër e mbyllën ciklin e tyre dhe me rregull nuk lejohet që ata të marrin pjesë përsëri. Por ky rregull duket se nuk vlen më.

Pas konfirmimit të Ana Lleshit, si konkurrente zyrtare e cila pritet të hyjë, Atdhe Xharavina është ai i cili ka ngritur dyshime se mund të marrë pjesë përsëri.

Ai postoi një foto në InstaStory me emoji-n ” 🙁 “, nga studioja e “Për’puthen Prime”. Në një pyetësor me fansat para disa kohësh Atdheu u përgjigj se nuk është se nuk e ka menduar të rikthehet, pavarësisht se mendon se do nuk do dukej mirë edhe do dukej se po e bënte vetëm për famë.

Sipas burimeve ekskluezive të IconStyle, kemi publikuar që në 10 Dhjetor se Mevlani dhe Ana Lleshi do të rikthehen përsëri. Deri tani Ana e ka konfirmuar pjesmarrjen e saj, por Mevlani, i cili zakonisht nuk reagon në rrjete sociale nuk ka thënë asgjë.

Nga sondazhet që Olsa ka bërë në rrjetin e saj social më parë, më shumë se 50% e donin Anën të kthehej, ndërsa Mevlanin afro 70%, gjithsesi vlen të përmendet se pavarësisht sondazheve, në komente nuk janë pritur edhe aq mirë.

Por, qëllimi i vërtetë i Atdheut sipas disa thashethemeve që qarkullojë poshtë e lartë është të jetë afër me Borën, tani ajo është e lirë, pas ndarjes me Donaldin dhe djaloshi nga Kosova do të provojë mundësinë që kishte kaq shumë kohë që e priste.