Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me operatorët turistikë në Durrës. Rama në fjalën e tij është shprehur se me nisjen e vaksinimit masiv pritet që ky vit të jetë më shpresëdhënës në sektorin e turizmit. Kreu i qeverisë tha se për sezonin e ri të turizmit kufiri me Kosovën do të jetë absolutisht i hapur si dhe operatorët turistikë do të kenë sa më pak shtrëngesa. Edhe vaksinimi intensiv i popullsisë sipas tij do të ketë ndikim pozitiv.
“Me sasinë e vaksinave që kemi siguruar do të mund të nisim vaksinimin masiv. Kështu vëmë një bazë të arsyeshme për të pasur një sezon më të lehtë. Kemi mësuar nga sezoni i shkuar që ishte një sezon sfidues për shkak të pandemisë. Edhe këtë vit do të sigurojmë që kufiri ynë me Kosovën të jetë absoluisht i hapur.
Do të bëjmë gjithçka që na takon nga ana jonë që në aspektin e kornizës së akivitetit turistik, që të gjithë ju dhe të gjithë kolegët tuaj të kenë sa më pak shtrëngesa. Duke pasur mundësinë që të kemi vaksinim intensive, do të zhvillojmë më këmbëngulje që Brenda muajit qershor ose deri në fund të muajit maj, të kemi vaksinuar gjysmë milionë qytetarë.
Vaksinimi është që të këpusim sa më shumë hallka infeksioni“, tha Rama.