Djali i ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topallit, Genar Topalli ka fituar një pozicion pune shumë të rëndësishëm në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Genar Topalli është emëruar në pozicionin e Audituesit në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit, marrëdhëniet e punës dhe financiare. Topalli e ka fituar vendin e punës në kushtet e pandemisë së COVID-19, dhe intervistën me gojë e ka zhvilluar me anë të videocall.
Përballë Genar Topallit, konkuronte për të njëjtin vend pune edhe një vajzë, por komisioni ka përzgjedhur si fitues Topallin, i cili pas vlerësimit të rezultateve të testimit me shkrim dhe intervistës është shpallur fitues me 75 pikë.