Djali i Azem Hajdarit punësohet në KESH/ Zbulohet posti dhe paga e majme.

Kiri Hajdari, djali i ish-liderit të Dhjetorit Azem Hajdari ka filluar së fundmi punë në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare, ose të njohur ndryshe si KESH. Mësohet se Kiri Hajdari është emëruar si Specialistit Teknik në Departamentin e Zhvillimit Strategjik në Tecin e Vlorës, ku tre muajt e parë është në provë.

Në kontratë thuhet se djali i ish-liderit të dhjetorit ka filluar punë më 12 shkurt të këtij viti, ndërsa do të paguhet 95 mijë lekë të reja. Ndërkohë, kujtojmë se Kirjard Hajdari ka punuar më parë si specialist në Bashkinë e Tiranës dhe në disa biznese private.

Në fakt, dokumenti nuk ishte aq i rastësishëm, pasi po të shohësh të gjitha mediat online që e kanë publikuar, kanë të njëjtën fotografi të kontratës, me të njëjtin numër protokolli. Hulumtimi pranë mediave të tjera që e kanë botuar këtë lajm dhe rezultoi se i njëjti dokument kishte ardhur nga e njëjta adresë. Fakti që është punësuar djali i Azem Hajdarit si specialist, nuk përbën asnjë shkelje apo abuzim. Por, nëse e shikon në një qasje tjetër, duket që sulmi ndaj djalit të Azem Hajdarit ka qënë i koordinuar.

Disa media, e kanë lidhur punësimin e Kiri Hajdarit, me “shpërblimin” ndaj Rudina Hajdarit, të motrës së Kirit, që ka braktisur Partinë Demokratike. Nuk dihet nëse ky sulm vjen nga segmente të majta, apo nga lufta brenda llojit në Partinë Demokratike. Kjo mbetet për duhet hulumtuar se kush janë organizatorët e shpërndarjes së këtij trakti, që për çudi e kanë hedhur të gjitha mediat në të njëjtën orë.