Pas disa ditësh me mot të qëndrueshëm me diell dhe vranësira kalimtare, java që presim rezervon një tablo ndryshe sa i përket parashikimit të motit. Sipas Shërbmit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Në mënyrë të përmbledhur, duke nisur nga dita e hënë deri në ditën e enjte në të gjithë territorin do të mbizotërojë moti i vranët, por hera-herës dhe në kohë afatshkurtër nuk do të mungojnë intervalet me diell.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.
Edhe ditën e premte moti do të jetë i vranët, por intensiteti i reshjeve bëhet mesatar në një pjesë të madhe të vendit, ndërsa në zonën e veriut intensiteti i reshjeve do të jetë i lartë.