Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar, Fondacioni Besa & Shalom dhe Instituti për Dialog Ndërfetar dhe Ndërkulturor ftuan një nga personalitetet më të rëndësishme të Këshillit Lidership Hebre Musliman, Rabin Lody B. van de Kamp.
Shumë anëtarë të shoqërisë civile dhe personalitete shqiptarë të shquar morën pjesë në forum, duke përfshirë: Kryetari i Bashkise se Elbasanit, z. Gledian Llatja, znj Flutura Açka, Deputete e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit dhe Kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Informimit të Kuvendit të Shqipërisë; z.Florenc Spaho deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, znj Alba Çela, Drejtore Ekzekutive e AIIS; Dr. Arben Ramkaj, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Dialog Ndërfetar dhe Ndërkulturor, Drejtori Ekzekutiv i “MESO Center” z. Ilir Haxhiaj dhe znj Bruna Menalla, Përfaqësuese e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme në Shqipëri, në nderim të viktimave të holokaustit. Ky forum ndër të tjera theksoi se janë të nevojshme sa më shumë nisma bashkëpunuese për të bashkuar grupe të ndryshme me qëllim përkujtimin e plagëve që dhembin akoma edhe sot në botë, me qëllim mos përseritjen e të njejtave gabime.
Gjuha e urrejtjes dhe imazhet antisemite dhe islamofobe janë në rritje në politike në internet dhe në mediat sociale. Shumë përpjekje bashkëpunuese për të bashkuar grupe të ndryshme mund të na frymëzojnë sot e ne vashzhdim.
Folësit në konferencë theksuan rëndësinë e kujtimit gjithmonë të pasojave katastrofike që mund të prodhojnë fyerjet fetare dhe gjuha raciste e urrejtjes.