Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome/ Elbasani, shembull i ruajtjes së gjuhës Rome në Shqipëri. Lëndë mësimore në dy shkolla

5 Nentori festohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome, një ditë që i kushtohet pasurisë gjuhësore, kulturës dhe identitetit të komunitetit Rom në mbarë botën. Kjo datë thekson rëndësinë e mbrojtjes së gjuhëve minoritare si pasuri e çmuar e trashëgimisë kulturore ndërkombëtare.

 Elbasani shkëlqen si model kombëtar i integrimit dhe ruajtjes së gjuhës Rome. Është i vetmi qytet në Shqipëri ku gjuha Rome mësohet si lëndë mësimore në dy shkolla 9-vjeçare:

🏫 “Hamit Mullisi” dhe

🏫 “Abdyl Paralloi”

Ky është një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes së identitetit kulturor të komunitetit Rom, forcimit të përfshirjes sociale dhe ndërtimit të një shoqërie më të drejtë e më gjithëpërfshirëse.

 Arsimi në gjuhën amtare është një garanci e fuqishme për ruajtjen e kulturës dhe traditës, ndërsa për fëmijët dhe të rinjtë romë, kjo iniciativë përfaqëson jo vetëm respektin ndaj identitetit të tyre, por edhe mundësi më të mëdha për përfshirje dhe sukses në të ardhmen.