Rudina Dembacaj dhe Mark Marku sapo lidhën kurorë së bashku. Rudina ka nxituar për të na treguar momentin e rëndësishëm të jetës së saj live në Instagram, ku sytë na mbetën tek fustani. Fustani i saj i nusërisë është më u pazakonti që kemi parë deri më sot, pasi në të veç ngjyrës së bardhë shihet edhe e zeza.
Nuset nuk pranojnë ta ngatërrojnë të bardhën as me ndonjë bezhë të lehtë, rozë e të ëmbël, le më pastaj ta kombinojnë me të zezë, siç ka bërë aktorja e njohur.
Fustanin e bardhë ajo ka vendosur ta thyej në bel me një rrip-korse dhe ka vendosur një palë vëthë vërtet të mëdhenj me gurë të zinj aspak diskretë.
Por kjo zgjedhje nuk është bërë as për të thyer bestytni e as për të thyer kornizat e nuses klasike. Fustani i dizenjuar nga motra e saj dhe realizuar nga Geraldina, përfshin detajet e veshjeve tradicionale të malësisë dhe bingo. Duket vërtetë nuse e veçantë!/revistawho.com