Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh (EMRAT)

6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet e blerjes, duke diktuar çmimet në dëm të fermerëve dhe duke aplikuar një rritje deri në 115%.

Bëhet fjalë për 6 kompanitë, Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi PF, Besim Thaqi PF, Morina Grup SHPK, Fruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK, dhe secila është gjobitur nga Autoriteti i Konkurrencës me gjoba deri në 0.15% të xhiros së vitit 2024.

Ky hetim ka zgjatur 2 vite nga Autoriteti i Konkurrencës, i cili ka monitoruar tregun në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, pas një procedure të thelluar hetimore që përfshiu monitorimin e tregut, hetimin paraprak dhe hetimin e thelluar.