Digjet transformatori në fshatin Mlizë të Elbasanit, dhjetëra familje pa energji

Një transformator është përfshirë nga flakët në fshatin Mlizë, në Rajonin e Elbasanit, duke lënë pa energji elektrike dhjetëra familje.

Sipas informacionit paraprak, bëhet fjalë për transformatorin e linjës Fidër 6, Nënstacioni Kombinati i Drurit, në kabinën Tahiraj-Mlizë.

Nga burimet zyrtare bëhet me dije se të gjithë fidrat e tjerë në Rajonin e Elbasanit vijojnë të jenë në punë normale, ndërsa shkaqet e zjarrit në transformator mbeten ende për t’u sqaruar.

Sipas raportimeve grupet teknike kanë ndërhyrë në terren por ende nuk është bërë zëvendësimi i kabinës së dëmtuar.