Detaje të reja nga skandali i Diplomave false të Kolegjit “Wisdom”, reagon ish-ministrja e Arsimit Evis Kushi

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja mbi skandalin e shitjes së diplomave false nga Kolekti Universitar Wisdom në Tiranë. Në qendër të hetimeve është përmendur emri i ish-ministrës së Arsimit, Evis Kushi, si dhe disa zyrtarë të ministrisë si Albana Tole dhe Eva Bizh…

Sipas përgjimeve të datës 17 mars 2022, përmendet një bisedë ku flitet për dhurata për Krishtlindje dhe emra të ndryshëm si pjesë e një operacioni të korrupsionit. Përgjimi i bisedës sugjeron se një zyrtar i lidhur me këtë skemë kishte dhuruar një çantë “Louis Vuitton” me vlerë 1200 euro një zyrtari të arsimit.

Këshilltarët e hetimit kanë ndarë edhe detaje të tjera, ku “Evlis Cushi” përmendet në kontekstin e dhurimeve të vogla si shporta për Krishtlindje, dhe nuk ka informacion që sugjeron se këto dhurata kishin ndonjë ndikim në akreditimin e kolegjit. Në përgjigje të këtyre akuzave, Evis Kushi ka deklaruar se emri i saj nuk është përmendur në dosjen e prokurorisë italiane si person që ka pranuar dhurata për të ndikuar në procedurat e akreditimit.

Kushi ka theksuar se, gjatë periudhës që ajo drejtonte ministrinë e Arsimit, institucioni i ASCAL, që merret me akreditimin e universiteteve, ishte i pavarur dhe kishte anëtarë të shumicës të huaj për të parandaluar ndonjë përfshirje në korrupsion.

“Personi në hetim thoshte aty përpiqej që të blinte dhurata për Krishtlindje, dhurata të vogla dhe thotë emrin e shportave. Kjo është e vetmja herë ku përmendet emri im. Në paragraf thuhet thotë shporta për Krishtlindje, jo dhurata sepse dhurata për krishtlindje mund të jenë edhe çanta. Këtu është fjala për shporta të cilat u dhurohen institucioneve për Krishtlindje. Por unë nuk e mbaj mend dhe nuk di të them nëse kanë ardhur shporta të tilla në ministri asokohe”, theksoi Kushi.

Në Shqipëri, deri tani nuk ka persona të arrestuar lidhur me këtë skandal, dhe hetimet vazhdojnë për të sqaruar të gjitha detajet e përfshira në këtë rast.