23-vjeçarin Renis Dobra që u gjet sot i pajetë pranë liqenit të Shkopetit dyshohet se e kanë mbytur.
Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat ai ka mavijosje në qafë.
Një natë më parë babai i viktimës denoncoi në polici humbjen e djalit duke thënë se e kishin marrë peng.
Policia nisi kërkimet dhe e gjeti 10 metra larg liqenit trupin e pajetë të të riut.
Makina ka rënë brenda në liqen dhe dyshohet se trupi pasi është mbytur është futur në makinë, mjeti është hedhur në liqen dhe makina e ka nxjerrë jashtë viktimën në rrukullisje e sipër.
As viktima dhe as babai nuk rezultojnë me precedentë penalë. 23 vjeçari është hetuar për disa vjedhje, por kanë qenë situata të lehta.
Top Channel
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.