Detaje të reja/ Aksidenti në Elbasan, raportohet për 9 të plagosur në gjendje kritike

Detaje të tjera kanë dalë nga aksidenti i mbremjes në aksin Elbasan-Metalurgji, ku janë përfshirë një makinë dhe dhe nje furgon pasagjerësh. Burime për Descript.al pranë vendngjarjes raportojnë se 9 persona janë plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike për jetën. Disa ambulanca transportuan të plagosurit drejt spitalit të Elbasanit.

Aksi është i mbingarkuar për shkak të kthimit të qytetarëve që kanë festuar natën e ndërrimit të viteve në Korçë dhe pika të tjera turistike në juglindje të vendit