Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me djegien e 3 autobusëve në rrugë “Ali Demi”.
Mësohet se autobusët e transportit publik të linjës “Uzina e Autotraktorëve” janë shkrumbuar plotësisht. Zjarri dyshohet se ka rënë tek një prej autobusëve rreth orës 00:35 për shkak të një defekti elektrik, e më pas është përhapur tek dy autobusët e tjerë.
“Rreth orës 00:35, në rrugën Ali Demi, në parkingun e një firme private, dyshohet se për shkak të një defekti elektrik është përfshirë nga flakët 1 automjet (autobus linje) dhe si pasojë e shpërndarjes së flakëve janë djegur dhe dy automjete të tjera(autobusë linje). Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia.