Një person raportohet se ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Shkodër-Koplik. Gjithashtu, raportohet se ka dhe persona të plagosur. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin në fshatin Omaraj dhe si pasojë e përplasjes së fuqishme, një person ka ndërruar jetë. Nuk dihet identiteti i tij dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa Policia ndodhet në vendngjarje.
Siç shihet nga foto, përplasja ka qenë shumë e fuqishme, aq sa një mjet tip Mercedes Benz E Class, është bërë “copë-copë” dhe ka përfunduar në një arë, krah rrugës.