Kryesocialisti Edi Rama ka folur nga Elbasani për platformën “Deputeti që duam”, duke u shprehur se PS-ja është një parti e hapur, që dëshiron të ketë brenda gjirit të saj elementë, që e bëjnë Partinë Socialiste një parti më të mirë. Rama u shpreh se politika, nëse është në duar të mira, mund të bëjë gjëra pozitive për njerëzit.
“Ne po promovojmë platformën e thirrjeve të hapura, për vajzat e djemtë, gratë e burrat që kanë pasionin, vullnetin dhe kurajon për të hyrë bashkë me ne në përpjekjen për ta dërguar më tej Shqipërinë, përbën një hap të guximshëm në jetën e brendshme të Partisë Socialiste, por edhe në funksion të përmirësimit të demokracisë.
Ne duam ta vëmë politikën në duar të mira. Politika ka lindur nga nevojat e njerëzve. Evis Kushi fillimisht ishte refuzuese, pasi kishte mos-besim, mu desh durim ta bind, sikundër edhe të tjerë, që sot në pozicione me përgjegjësi të mëdha”, tha Rama.
Duke përdorur metaforën e Elbasanit që ka qenë një zonë e prekur rëndë nga shkatërrimi mjedisor prej mbetjeve, Rama tha se “PD e ka treguar që në fillim se ka çuar zhvillimet e vendit mbrapa. Sinjal e shenjë e qartë është pikërisht Elbasani, ku ata po sulmojnë një model të mrekullueshëm të pastrimit të mushkërive për të gjithë banorët e zonës. Shtëpia e tyre është se çfarë mblidhet o shkon nëpër xhepa ose për të konsumuar, a bixhoz. Në të gjitha aspektet e jetës, nuk ka të krahasuar ndryshimi që është bërë”, tha Rama, i cili bëri një diversion brenda opozitës.
“I kuptoj shumë mirë militantët e PD-së që nuk duan të votojnë PS-në dhe mua, por ka një gjë se nëse votojnë për Lulin kanë në paketë katërshen e famshme “Lulin, Ilirin, Saliun dhe Monikën”.
Ata nuk kanë plan afatgjatë, apo vizion por vetëm mendësi pushteti për ta përdorur për interesa të pjesshme deri edhe personale.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.