Elbasani mori vetëm një pikë nga transferta e Teutës dhe vazhdon të qëndrojë në kreun e Superiores. Pas përfundimit të sfidës në “Niko Dovana” foli trajneri Ivan Gvozdenoviç.
“Nuk jam shumë i kënaqur me pikën dhe lojën, mund të bënim më mirë në topin e dytë, për një presing më të lartë, por do punojmë këto 3-4 ditë.
Nuk ishte presioni shumë i madh te ne, në zonën e Teutës nuk bëmë mirë por kishim një moment me Dialo.
Teuta ka shumë cilësi, ata ishin shumë agresivë për topin e dytë. Sot Dialo u dëmtua shumë shpejtë, nuk kishim shumë manovra. Kemi shumë ide, ama dëmtimi i Dialo na kufizoi. Në ndeshjen e radhës mund të eksperimentojmë”, tha ai për “RTSH Sport”.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.