Defekt në linjën e Tensionit të Lartë Prrenjas-Mokër, mijëra familje pa energji prej dy ditësh

Një defekt i rëndë në linjën e Tensionit të lartë Prrenjas -Pogradec ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në zonën e Prrenjasit dhe Mokrës së Pogradecit duke lënë pa energji me mijëra familje.

Po punohet nga grupet e OST të Qarkut Korçë dhe Elbasan për identifikimin dhe riparimin e defektit që nga dita e djeshme, por ende nuk është arritur në zgjidhjen e këtij problemi.

Ky është defekti më i rëndë në linjat e tensionit të lartë në juglindjen e Shqipërisë i shkaktuar nga moti i keq.