Dëbora zbardh Elbasanin! Lëvizja e automjeteve vetëm me zinxhirë

Gjatë natës, reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjitha zonat malore të qarkut Elbasan me intensitet të lartë. Kjo ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve, por pas ndërhyrjes të shërbimeve përgjegjëse, aksit nacional Prrenjas-Qafë Thanë mund të kalohen pa probleme.

Në disa nga akset e tjera, si Librazhd-Peshkopi dhe rrugët Elbasan-Gracen, Elbasan-Gjinar, Elbasan-Labinot Mal, dhe Elbasan-Funare, mjetet mund të kalojnë vetëm duke përdorur zinxhirë. Po ashtu, në bashkinë e Librazhit, rrugët Librazhd-Stebleve dhe Librazhd-Qarrishte kërkojnë përdorimin e zinxhirëve për kalim.

Përveç këtyre, disa fshatra në Prrenjas dhe Gramsh janë të bllokuara dhe kalimi mund të bëhet vetëm me zinxhirë.

Si pasojë e motit të keq, disa zona kanë pasur mungesë të energjisë elektrike, duke shkaktuar shqetësime për banorët. Sipas parashikimeve, moti pritet të përkeqësohet edhe më shumë në orët në vijim, me reshje të tjera të dendura dhe temperatura të ulta që mund të sjellin edhe rrezikshmëri për qarkullimin.

Për sigurinë e qytetarëve dhe kalimin pa probleme, autoritetet rekomandojnë përdorimin e zinxhirëve dhe mbajtjen e masave të kujdesit në rrugët malore.