Përsa i përket situatës së ndodhur ditën e djeshme tek Fish City, ku një familje e cila pretendon për një rrugë komunitare, të iniciuar nga Bashkia Elbasan, që mund të zgjidhet me mirëkuptim komunitar apo me vendim administrativ është prenocuar në dëm të biznesit tashmë më të rëndësishëm për zonën. Kjo familje ka zgjedhur prononcimin politik dhe fyerjen publike të një figure e cila ka investuar në qytetin e Elbasanit një projekt strategjik, i cili u ka ardhur në ndihmë komunitetit. Mbi 1000 persona kanë përfituar nga ky investim.
Ne po mbajmë këtë qëndrim, duke menduar se qytete si Elbasani, një prej qyteteve më të varfëra në Shqipëri, nëqoftëse do të ndjekim këtë gjuhë, ku çdo biznes linçohet për arsye administrative dhe problemet që mund t’i zgjidhin shumë mirë institucionet përkatëse, si janë edhe gjykatat, të bëhen mjet për baltosjen e sipërmarrjeve, atëherë ky do të jetë një problem për ekonominë e qytetit.
Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe me bizanese të tjera të mëdha në qytetin e Elbasanit: Fabrika e çimentos, Kurum SH.A, hecet e ndërtuara në qark etj, janë përballur me mentalitetin e akuzës, duke mos marrë parasysh zhvillimin ekonomik që ata sjellin.
Mungesa e një zëri ndryshe prej qytetarisë, duke mos balancuar situatat dhe duke mos marrë parasysh realitetin administrative shqiptar është pikërisht thellim i varfërie sociale dhe rrezik për largimin e biznesit nga qarku më i varfër i Shqipërisë.
2 Komente
Pingback: Skema opozitare për të gjobitur bizneset e mëdha: Basha hedh në sulm ish deputetin Luçiano Boçi - AlpeNews
Pingback: 3restaurants