Debate në Komisionin për Politikën, Balla: Ka një studim nga fondi Marshall për influencën ruse

Ka pasur diskutime sot në Komisionin për Politikën për projekt-rezolutën për ‘Ndërhyrjet e huaja në procesin e zgjedhjeve’.

Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla prezantoi në komisionin e jashtëm projekt-rezolutën.

Taulant Balla:

Shkas për nismën u bë rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian pa bazë argumenti, që Shqipëria imune nga influenca e jashtme. Ka një studim nga fondi Marshall për influencën ruse.

Vendi ynë ka ndërmarrë këtë projekt rezolutë qasje të influencës ruse në vende të Ballkanit Perëndimor.

Kemi cituar konventën ku Shqipëria është pjesë.

Ditmir Bushati:

Është konsultuar kjo iniciativë me qeverinë?

Keni cituar disa dokumente, t’i referohemi Kushtetutës. Duhet të kemi një dokument nga qeveria. Qeveria është institucioni që koordinon çështjet, duhet të marrim informacione nga shërbimet informative.

Balla:

Sot në Prokurori ka hetim ndaj një partie për financime të dyshimta

Si ka mundësi që PD merr nga ‘Binatiatrade’ 500 mijë dollarë?

Rudina Hajdari:

Pse merremi me një rezolutë të huazuar nga BE? Kjo rezolutë është për një lider autokrat.

Taulant Balla:

E nevojshme të jemi të bashkuar për këto çështje, zgjedhjet e 2021, betejë mes ideve e projekteve politike, masa kundër atyre që nxjerrin ‘Fake neës’.