Federata Azerbajxhanase e Futbollit nëpërmjet një shënimi në faqen zyrtare të ‘facebook’ ka njoftuar se Gianni De Biazi, ish-trajneri i kombëtares shqiptare, do të jetë trajneri i ri i tyre. Federata e zerbajxhanit e mori këtë vendim pas një mbledhje online të Komitetit Ekzekutiv ku u vendos që italiani të jetë numri 1 i pankinës në të ardhshmen.
Në deklaratën për mediat thuhet se ndihmësi i De Biazit do të jetë Asif Asadov, ndërsa në rast se pandemia do të shtyjë ndeshjet do të ketë masa ekonomike, që do të thotë pezullim të pagave ose ndonjë sakrificë të ngjashme.
Me De Biazin trajner Shqipëria arriti rezultatet më të mira në historinë e saj, duke u kualifikuar në Europianin e 2016.