Aktorja e njohur e humorit, Arjola Demiri, ka folur gjithmonë hapur për jetën e saj private. Gjatë një interviste së fundmi, nëna e tre fëmijëve pranoi se ishte akoma single. Megjithatë, këtë Shën Valentin ka ndarë me ndjekësit një dhuratë të veçantë që mori. Bëhet fjalë për një buqetë të madhe me trëndafila të kuq në formë zemre, ndërsa më mes të saj ishte shkruar gërma “A” me trëndafila të bardhë.
Por ajo nuk zbuloi se kush ia ka dërguar dhuratën, ndërsa i vuri ndjerkësit në dyshime se tashmë një mashkull ka hyrë në jetën e saj, disa vite pas divorcit të përfolur të martesës, nga e cila ka 3 fëmijë. E duket se ky vit për aktoren e “Portokalli” është politikë dhe dashuri. Demiri ka shprehur ambicien për t’u bërë deputete pas përfshirjes së saj në politikë, si mbështetëse e Partisë Socialiste.
Pak kohë më parë, në një intervistë për “After Party”, nëna e tre fëmijëve rrëfeu se mashkullit në krah iu drejtua duke thënë: “Kam shumë nevojë për dashuri”. Pyetjes shpenzon apo fiton më shumë para, ajo iu përgjigj: “Shpenzoj më shumë ndërsa në rolin e nënës e cilësoi veten tolerante me fëmijët”. Ndërsa në një intervistë tjetër në “Open”, Demiri tregoi se arsyeja që ajo vendosi të futet në politikë, është Tropoja, ndërsa pyetjes: Do të doje të bëheshe deputete, iu përgjigj: “Pse jo?”