Sunday , May 11 2025

Damian Gjiknuri “i lë stafetën” Mazniku drejtues qarku në Elbasan

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku është prezantuar si drejtues qarku në Elbasan. Pas takimit të Asamblesë, kryesocialsiti Edi Rama i besoi Maznikut drejtimin e Elbasanit për fushatën e zgjedhjeve 2025.

I pranishëm në takim ishte edhe Damian Gjiknuri, i cili ka drejtuar më parë këtë qark, duke i lënë tashmë stafetën Manzikut.

“📍 Në Elbasan për të marrë stafetën e drejtimit të qarkut nga Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, me mirënjohje për kolegun Damian Gjiknuri për punën e mrekullueshme në këtë qark në zgjedhjet e vitit 2023.

Bashkë me kolegen Bora Muzhaqi dhe Evis Kushi, deputetët dhe kryetarët e bashkive të qarkut dhe skuadrën fituese të PS 🌹të Elbasanit, jam i bindur se në pranverën e vitit të ardhshëm do të marrim një rezultat akoma më të mirë për Shqipërinë 🇦🇱 në Bashkimin Europian. 🇪🇺” – Shkruan Mazniku