Kryetari i Bashkisë Elbasan z. Gledian Llatja dhe drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit Damian Gjiknuri kanë vizituar sot ambientet e fabrikës “Muka”, kompani model në industrinë e prodhimit dhe tregtimit të tekstileve.
Që prej ardhjes së tij në detyrë vizitat e Kryetarit të Bashkisë Elbasan kanë qenë të shpeshta në bizneset të cilat ofrojnë punësim dhe standarte të larta për punonjësit si dhe të asaj çka ofrojnë.
Përkrahja e biznesit përmes lehtësirave fiskale, krijimit të klimës së nevojshme për zhvillimin e sipërmarrjeve, veçse krijon vende pune dhe gjeneron të ardhura, gjithashtu ndihmon në rritjen e aktivitetit të tyre, duke eksportuar me sukses jashtë vendit.
Elbasani, i cili ndodhet në aksin kryesor të koridorit të Juglindjes është ndër qytetet që do të ketë shumë projekte madhështore të cilat pritet të realizohen gjatë 4 viteve të ardhshme.