Prej gati dy dekadash një ndër spektaklet më të ndjekura të humorit, “Portokallia” duket se e ka mbyllur ciklin dhe do të mbyllet. Së fundmi dolën shumë zëra që spektakli ‘Portokalli’ do largohet nga ekrani i Top Channel, për të kaluar tek ai i ABC News. Sipas disa burimeve pranë drejtuesve të këtij spektakli, regjizori Altin Basha së bashku me një pjesë të kastit të aktorëve do transferohen tek ekrani tjetër.
Pavarësisht kësaj, shumë aktorë dolën kundër, më konkretisht dy ikonat e spektaklit ‘Portokalli’ si Flor Binaj dhe së fundmi Gaz Paja. Sakaq, mësohet se moderatorja e njohur Xhemi Shehu, e cila ka qenë në qendër të mediave rozë ditët e fundit, kinfirmoi se do të largohet.
Së fundmi, e pyetur nga një ndjekëse në Instagram, ajo ka konfirmuar për herë të parë publikisht se nuk do të jetë më në “Portokalli”. Nuk dihet ende se ku do ta shohim moderatoren se sezonin e ardhshëm televiziv, por gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim.
Flitet se moderatorja Xhemi Shehu dhe Eneda Tarifa kanë patur edhe një sherr kur solli dhe largimin e Xhemit nga Top Channel dhe Portokalli disa kohë më parë. Mbi largimin e Gaz Pajës nga “Portokallia” aktori lidhur me këtë çështje në një intervistë për ‘Motor Plus’ në Vizion Plus nuk i ka përjashtuar zërat.
“Pazaret i kam bërë me një burrë tjetër që fatkeqësisht nuk është më. Unë jam në ‘Portokalli’, por nuk përjashtoj mundësinë të jem kudo”, – theksoi ai.
Megjithatë, teksa ndryshimet dhe lëvizjet duken të pashmangshme, pritet konfirmimi zyrtar nëse vitin që vjen do të kemi sërish “Portokalli” apo spektakli i humorit ka mbyllur ciklin e tij gati prej 20 vitesh.
/NOA.al