Tuesday , March 11 2025

COVID “zgjoi” sëmundjet autoimune/ Mjekët: Agravoi problemin tek ata që vuanin prej tyre

Pas pandemisë mjekët po vërejnë shtim të pacientëve që  preken nga sëmundje ku sistemi imunitar lufton inde dhe qeliza të organizmit.

Covid zgjoi më herët sëmundjet autoimune tek persona me predispozitë gjenetike dhe agravoi problemin tek  ata që vuanin prej tyre.

Kohëzgjatja e shenjave të virusit sipas mjekut reumatolog, Ervin Rapushi pati ndikim në këto sëmundje.

Rritje të të prekurve bluzat e bardha  po vërejnë në çdo moshë. Më i përhapur në  vendin tonë sipas mjekut reumatolog është artriti rheumatoid i cili shkakton  inflamacion të kyçeve dhe indeve përreth.

Sëmundjet autoimmune  mund të   prekin   shumë pjesë të organizmit  dhe mjekët    theksojnë trajtimin  në kohë për të kontrolluar  shenjat që ato shfaqin  për të shmangur  invaliditetin.

/abcnews.al/