Në përgjithësi, në Europën Lindore dhe në Ballkan, numri i infeksioneve është larg nga shifrat në Europës Perëndimore, por njëra pas tjetrës qeveritarët po zgjasin afatet e masave të izolimit. Rumania është nga vendet më të goditura në rajon nga epidemia, si dhe Serbia dhe Kroacia.
Vatrat e kuqe epidemike në vend janë ato në Suceva dhe Tăndărei, qytete që njihen për trafikun e qënieve njerëzore në rradhët e komunitetit rom. Në të dy qytetet nuk lejohet të hysh apo të dalësh kurse në rang kombëtar kufizimet janë zgjatur deri në mes të muajit maj.
Në Rumani autoritetet kanë raportuar për mbi 4000 të infektuar me Covid-19 dhe 176 viktima. Dilpomacia në kohë epidemike praktikohet në forma të ndryshme.
Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd shihen ushtar rus që bëjnë dezinfektimin e rrugëve. Rastet e infeksionit në Serbi janë mbi 2200 për një total vdekjesh prej rreth 58. Qeveria e kryeministrit Vuçiç ka shtyrë masat kufizuese deri në fillim të muajit maj.
Në Republikën Çeke, një nga vendet më të prekura në Europën Lindore, rastet me Covid-19 numërohen në mbi 4800 teksa janë regjistruar edhe 78 vdekje