Covid-19/ Brataj paralajmëron ndryshim të orës policore: Mund të kemi mbyllje më të shpejtë, ja oraret

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka deklaruar në një intervistë për Report Tv se do të kemi rritje të rasteve me COVID, të cilat do të sjellin dhe shtim të kufizimeve. Orari i mbylljes mund të ulet në 18:00 ose 20:00 “Kjo mbetet për t’u parë, në varësi të gjendjes së sistemit shëndetësor. Nëse rastet shtohen shumë dhe spitalet mbushen dhe rrezikohen resurset, patjetër që do të ketë shtrëngim masash. Pra lehtësimi, shtrëngimi apo mbajtja konstant e masave anti-covid varet nga vetë njerëzit. Nëse respektojnë masat atëherë shifrat nuk do të rriten dhe nuk do të ketë shtrëngime.

Një rritje e tillë, duhet mbyllja patjetër, jo se them unë. Nuk mund të dalim kundër rregullave të natyrës. Lock down është dhe orë policore. Mund të ulet ora. Mund të mbyllemi ne 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet. Mund të ndërhyhet. Këto janë zgjidhjet, ulja e orarit mbyllja e aktiviteteve dhe të ngelen ato esencialet, të domosdoshme”, tha ai.